FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ, delegacioni i BE-së: Parlamenti të sigurojë standarde të larta të integritetit dhe meritës

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka reaguar pas përzgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në një njoftimit, theksohet se institucionet e forta dhe të pavarura gjyqësore janë kyçe për Shqipërinë dhe rrugën e saj të anëtarësimit në BE.

“Delegacioni i BE-së është duke ndjekur nga afër përzgjedhjen e avokatëve anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Parlamenti sot. Bashkimi Evropian pret që Parlamenti të sigurojë standarde të larta të integritetit dhe meritës, duke përzgjedhur kandidatët më të kualifikuar”, thuhet më tej.

Delegacioni siguron për mbështetjen e BE-së në konsolidimin e reformës në Drejtësi. “BE-ja vazhdon të mbështesë fuqimisht konsolidimin e reformës në drejtësi dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, citohet deklarata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?