Petrit Vasili: Ambasadori Lu duhet të kishte folur para zgjedhjeve
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-v, Donald Lu, se 4 klane dhe 20 familje kriminale kontrollojnë vendin.
Në një intervistë të dhënë për televizionin ABC News, Vasili është shprehur se e mbështet deklaratën e ambasadorit Lu, dhe se ajo është pritur me kohë. Për Vasilin, kjo deklaratë duhej bërë para zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi LSI-ja kishte denoncuar vazhdimisht ndikimin e bandave.
“Besoj se gjuha e ambasadorit Lu, ka qenë plotësisht e drejtpërdrejtë, e kemi pritur me kohë një deklaratë të tillë. Sigurisht do të kishte qenë akoma më mirë të ishte artikuluar para mbajtjes së zgjedhjeve, sepse zgjedhjet u shënjuan nga influenca e bandave dhe kriminelëve, gjë që ne e bëmë publike që në datën 27 qershor, dy ditë pas zgjedheve.(…) Afirmacionet e ambasadorit Lu provojnë se kishim plotësist të drejtë, provojnë se kjo maxhorancë i ka rrënjët te krimi”, – tha ndër të tjera Vasili.
Më taj Vasili tha se denoncimet e LSI-së arritën kulmin në fushatën zgjedhore, pasi kupola qeveritare e Partisë Socialiste ishte bërë njësh me krimin.
KOHA JONË SONDAZH

