Petrit Vasili: Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël

Vendosja e TVSH për biznesin e vogël është kthyer në një pikë të fortë debati ditët e fundit. Pjesë e debatit është bërë edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Vasili shkruan se qeveria Rama po shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla, duke ju hequr bukën e gojës.

”Kryeministri shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël”,-shkruan kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

Më tej, Vasili shton se vendosja e TVSH për biznesin e vogël, nuk ka lidhje me fatura e as me kupon tatimor, por lëvizja e Ramës sipas kreut të grupit të LSI-së, kjo është për të mbështetur oligarkinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë. Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkisë”,-thekson Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?