Petrit Vasili: Kryeministri na la

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e kryeministrit lidhur me tatimin për bizneset. Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri po pranon se do të punojë vetëm për oligarkët.

Postimi i plotë në Facebook  i Petrit Vasilit:

Kryeministri na la, dëgjoni ç’thotë: “do të rrënoj të varfrit, që të varfëroj oligarkët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pu pu ç’kryeministër qesharak është ky!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Lezha tha:”po ia vë TVSH-në biznesit të vogël që të mos fitojnë oligarkët”.

Domethënë: “do shkatërrojme të varfrit, që të varfërojmë të pasurit”,- thotë ky kryeministri ynë i paditur gjer në dhembje. Një budallallëk të tillë kolosal vetëm ai mund ta thotë.

Ngaqë është shkollëpakët e tallin edhe ministrat e tij dhe i thonë fjalë dhe shpjegime, që ai dihet që nuk i merr vesh fare dhe vetëm i përsërit si papagall i varfri, se ai vetë nuk lexon e nuk kupton gjë prej gjëje.

Telekomandën e shkollëpakut e kanë oligarkët në dorë, por këta të fundit u treguan më të sinqertelë dhe dolën sot paradite dhe deklaruan me gojën plot se janë shumë të lumtur me TVSH-në, që shkollëpaku po i vë bizneseve që luftojnë për bukën e gojës.

Informojeni këtë haluçinant që mijëra njerëz që mbajnë me gjak e djersë bizneset e tyre të vogla të mbijetesës po mbeten pa punë, pa bukë dhe pa shpresë, ndërsa ky zgërdhihet si derr i kënaqur në stanin e oligarkisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?