Petrit Vasili, SPAK-ut: Shko te zyra e kryeministrit!

Nga Petrit Vasili-

POSTIMI I PLOTË:

Po pse Ramës gjithmonë i fiket zëri tek INCENERATORET!

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama ky shkollëpaktë që çirret, ulërin, klith, murmurit, aktron, xhestikulon për lloj-lloj temash pa asnjë vlerë, kur vjen çështja tek INCENERATORET i fiket zëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Inceneratorët, përmes Inceneratorëve dhe nga oktapodi i i Inceneratorëve janë grabitur qindra milionë euro.

Rama & Qeveri kanë paguar dhjetëra milionë euro për tre Inceneratorë të pa ndërtuar.

Rama vetë & Qeveri i kanë vënë firmat aferës së paligjshme të Inceneratorëve dhe kanë përgjegjësi të rënda përpara ligjit.

Rama & Qeveri kanë grabitur para të Inceneratorëve përmes pleqve në azil, të vdekurve, atyre që mbledhin kanoçe, barinjve etj.

Rama & Qeveri i kanë hapur autostrada rrëmbimit të milionave përmes evazionit fiskal duke mos mbyllur sytë me qëllim.

Po për Inceneratorët Rama ky ulëritësi i madh mbetet pa zë, i mbaron, i fiket krejt zëri.

Ky që hidhet e përdridhet si llafazan rrugësh nëpër podiume, që përdredh zërin e trupin nëpër mikrofona, që shan të madh e të vogël, pikërisht ky tek Inceneratorët shuhet krejt.

Ky që u bën moral të gjallëve e të vdekurve dhe që shet dëngla gjoja parimore edhe Europës e Botës kur vjen puna tek Inceneratorit ikën, ikën dhe vetëm ikën e shmanget si djalli nga temjani.

Inceneratorët e bëjnë Ramën zëfikur, zëmbaruar, zëshuar.

SPAK shko në zyrën e Ramës boll ju shmange detyrës, shko që edhe zëfikurit Rama t’i vijë prapë zëri dhe të tregojë hajdutërine në krye të së cilës është vetë.

Mali i fakteve dhe dokumenteve është aty si shpata e demokleut për Ramën që përdridhet, por nuk shpëton dot.

INCENERATORET janë halli pa shpëtim i Ramës, me zë apo pa zë do përgjigjet deri në një për grabitjen më të tmerrshme, që iu është bërë shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?