LSI, Petrit Vasili: Të hiqet akciza e gazit të lëngshëm për qytetarët dhe biznesin

 

Grupi Parlamentar i LSI-së, amendament për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka paraqitur sot në mëngjes në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për amendimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amendamenti që propozon Grupi Parlamentar i LSI-së lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi i Grupit Parlamentar të LSI-së

I nderuar z. Kryetar,

Referuar nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paraqesim amendamentin si poshtë vijon”

– Propozojmë heqjen e nenit 4 të projektligjit të paraqitur

Relacion

Amendamenti që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre. Si propozues i këtij amendamenti, gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë, krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve.

Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë.

Gjithashtu, biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh, për efekt kostoje, i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 L/litër ose thënë akoma një rritje më shumë se 25% e çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve të cilët u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke përllogaritur si zgjedhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.

Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike, është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshëm bëhet mosmiratimi i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, të cilat përballen qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar.

Gjithashtu, lidhur me çështjet delikate të mjedisit në vendin tonë dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me përdorimin e gazit, Këshilli i Ministrave me Vendim Nr. 762, dt. 16.09.2015 ka miratuar dokumentin “PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT PËR PËRCAKTIMIN E KONTRIBUTIT KOMBËTAR TË PIKËSYNUAR KUNDREJT ARRITJES SË OBJEKTIVAVE TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA”.

Sipas raportit të përgatitur dhe miratuar me këtë VKM është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohet nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror.

Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtarë.

Shpreh bindjen që argumentet e mësipërme mbështesin pa asnjë ekuivok amendamentin që po paraqesim duke shpresuar që të njëjtën bindje ta ndajmë edhe me kolegët e tjerë deputetë në mbështetje të këtij amendamenti.

img_1678

img_1679

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?