“PISA”, Boçi: Rezultatet e 15 vjeçarëve falë sistemit arsimor të PD-së që e shkatërroi Rama. Vanitoz që fshihet në facebook
Për kreun e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike Luçiano Boçi, deklaratat e kryeministrit Edi Rama që të rinjtë nuk duhet të protestojnë ndaj reformave në arsim, por të lexojnë rezultatet në programin PISA2015, janë rezultat i sistemit arsimor që ngriti PD-ja kur ishte në pushtet.
Kjo pasi sipas tij, programi i PISA pasqyron rezultatet e 15 vjeçarëve që u arsimuan që në fillore me sistemin e mëparshëm, një sistem të cilin Rama e përsëndyti dhe e deformoi krejtësisht që kur erdhi në pushtet.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Boçi teksa evidenton disa prej deformimeve kryesore që rama bëri në sistemin arsimor, shprehet se ajo që është më tragjike është se fakti se 15-vjeçarët kanë në krye një Kryeministër vanitoz që fshihet pas dritares së facebook-ut.
Reagimi i plotë i Luçiano Boçit
Protestës së të rinjve të FRPD-së, K/ministri na i qenka përgjigjur me rezultatet e 15 vjecarëve tanë në PISA 2015!???
Na e quaka suksesin e tyre sukses te reformave të veta!???
Hapu dhe… – do bërtiste Naqja i humorit.
KM-ja bën sikur harron se, këta 15-vjeçarë që duhen përgëzuar, e kanë nisur arsimimin e tyre në moshën 7-vjeçare.
Për vite të tëra kanë ndjekur programet dhe kurrikulat që ky KM-ja i përsëndyti dhe i deformoi.
Arritjet e tyre, pra, janë frut i përkushtimit për arsim të dikujt tjetër dhe jo të Kryministrit të FCB-së.
Suksesi që kanë kapur është investim disavjeçar dhe jo dy vjeçar.
Aq më tepër ky KM e di mirë që bazën e këtij suksesi në këto vite e shkatërroi plotësisht, bashkë me Linditën e tij, duke ndërhyrë në strukturë, në kurrikul, altertekst e në procedurat e emërimit të mësuesit.
Tymi i “deformave” të tij sapo ka nisur dhe pasojën tek 15 vjeçarët do ta pasqyrojë ne vitet në vazhdim.
“Reformave” të këtij ja kanë parë hajrin të rinjtë:
– Mijëra prej tyre janë sot pa Universitet dhe të papunë. Në rrugë të madhe.
– Mijëra ndjekin një degë të pamerituar dhe të padëshiruar
– Mijërat që vazhdojnë, paguajnë tarifa skandalisht të larta, për një diplomë pa cilësi e të pa vlerë.
– Studiojnë në Universite publike të painvestuara që prej 3 vitesh.
– Ata që presin të bëhen 15 vjeçarë, për të na përfaqësuar në PISA-t e ardhshme, sot mësojnë në kushte më të vështira se 15 vjecarët e sotëm të suksesit:
. Me shkolla të parikonstruktuara, pa laboratorë të mjaftueshëm e pa mjete didaktike të plota.
. Me tekste që kushtojnë më shtrenjtë
. Me një fiskulturë të shtuar formalisht, por që rëndon shkencat ekzakte
. Me mësuesë që drejtori politik i shkollës i ndërron “si mbreti gratë”, jo sipas aftësisë, por sipas bindjes politike
Dhe ajo që është më tragjike është se kanë në krye një K/ministër vanitoz që fshihet pas dritares së FCB-së.
KOHA JONË SONDAZH

