FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas arma në Mamurras. Dy të plagosur, arrestohet një prej autorëve

Plas arma në Mamurras.

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Mamurras në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.Diva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A. Skonja, dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Honday” duke plagosur shtetasit: A. Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, G. Diva, 40 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: A. Diva,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?