Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 14:20 Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër… Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur me disa pjesëmarrës të tjerë. Gjithçka nisi pasi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbyllet kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

Sporti E mërkurë, 14 Tetor 2026 10:40
Mbyllet kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Federata e Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin UEFA Goalkeeper A, nivelin më të lartë të kualifikimit për trajnerët e portierëve, i organizuar për herë të parë në Shqipëri. Programi nisi në maj të vitit 2025 dhe zgjati më shumë se një vit, duke përfshirë përgatitje teorike dhe praktike në përputhje me kërkesat e futbollit modern.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në përfundim të kursit u diplomuan 15 trajnerë, mes tyre emra të njohur të futbollit shqiptar, si Ilir Bozhiqi, Taulant Guma, Ideal Lekiqi, Bledian Rizvani, Alfred Osmani dhe Bledar Baholli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë programit, kursantët u fokusuan te aspektet taktike, përgatitja psikologjike, analiza e performancës dhe bashkëpunimi me stafin teknik. Në zhvillimin e kursit kontribuuan edhe specialistë ndërkombëtarë nga klube të njohura europiane, si Real Madrid, Liverpool, Inter dhe Tottenham.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e këtij programi për futbollin shqiptar, duke theksuar se përfundimi i edicionit të parë përbën një hap të rëndësishëm në formimin profesional të trajnerëve të portierëve.

“Është vërtet kënaqësi për mua të jem sot me ju këtu në një ditë vërtet të rëndësishme për futbollin në përgjithësi. Sot në këtë sallë shoh figurat kryesore të trajnimit të portierëve në Shqipëri, në ciklin që përfunduat. Ciklin e parë që organizon FSHF, për trajner portierash i nivelit më të lartë, UEFA Goalkeeper A. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Federatën e Futbollit, për futbollin shqiptar në përgjithësi, për ta rritur atë në nivelet më të larta profesionale. Ju jeni të parët që keni dalë nga ky edicion i parë, që ka zgjatur afërsisht 1 vit.

Mund t'ju interesojë

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

Para 5 orësh
Felipe Massa: “Kimi Antonelli do të jetë pilot i Ferrarit, Hamilton e Leclerc nuk ndalen”

Felipe Massa: “Kimi Antonelli do të jetë pilot i Ferrarit, Hamilton e Leclerc nuk ndalen”

Para 5 orësh
Mancini drejton ringjalljen e Kombëtares: fokusohet te të rinjtë pa gjysmëmasa

Mancini drejton ringjalljen e Kombëtares: fokusohet te të rinjtë pa gjysmëmasa

Para 5 orësh

Nëse do të shohim historinë e futbollit shqiptar, kohën kur ne kemi filluar për herë të parë të përgatisim në mënyrë zyrtare trajnerë, që kanë të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë botën, koha është e shkurtër, por zhvillimi është i madh”,  u shpreh ai.

Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu punën e të gjithë atyre që kontribuuan në organizimin e këtij kursi, duke theksuar rëndësinë e vijimit të programeve të kualifikimit për trajnerët në sektorë të ndryshëm të futbollit.

“Zhvillimi që ka futbolli dhe kaq shumë nivel ekspertize dhe nivel profesional që kërkon shumë shpejt, besoj që do të fillojmë të bëjmë edhe përgatitje për trajnerët e çdo sektori të fushës. Unë jam vërtet i kënaqur. Dua të falënderoj në radhë të parë administratën, sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulkun, drejtorin Teknik, Abdyl Kuriun, dua të falënderoj shumë Erion Metën sepse ka qenë një shtysë, Ardi Beharin si drejtues i shkollës së futbollit shqiptar, sepse ka qenë një shtysë dhe insistues që ne ta fillojmë UEFA Goalkeeper A në vitin 2025 dhe që përfundon sot. Jemi nga Federatat e para. Uroj që t’i shërbejë shumë përgatitjes së portierëve”, – theksoi Presidenti i FSHF-së.

Në përfundim, Presidenti Duka uroi trajnerët e diplomuar për sukses në punën e tyre dhe i inkurajoi që të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, duke nënvizuar se përvoja e edicionit të parë do të shërbejë edhe për përmirësimin e organizimit në të ardhmen.

“Duke pasur parasysh sa i rëndësishëm që është, ne i kemi dhënë peshën e duhur, rëndësinë e duhur. Besoj që e kemi organizuar mirë, por padyshim që ka vend për përmirësim. Ju jeni ata që do ta çoni akoma më tej, sepse jeni realisht në nivelin e profesorëve, pavarësisht se ky ishte zyrtarisht edicioni i parë i këtij kursi të përgatitjes së trajnerëve në Shqipëri. Ju uroj shumë suksese në terren dhe ta çoni akoma më përpara këtë sektor të rëndësishëm apo këtë pjesë shumë të rëndësishme të futbollit në përgjithësi në vendin tonë”, përfundoi Presidenti Duka.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…
Para 27 minutash

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Be...

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 40 minutash

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon. Tani shkuan te Ministria e Arsimit
Para 1 ore

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon. Tani shkuan te Ministria e Arsimit

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Para 1 ore

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 17 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 19 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 17 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 7 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.