Tensione në Parlament. Opozita bllokon foltoren (VIDEO)

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me akuza dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi në Parlament Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për mosarrestimin e vëllait të tij në Itali. Basha tha se Fatmir Xhafaj, në cilësinë e  kreut të komisionit të reformës në drejtësi ka miratuar ndryshimin e ligjit për ekstradimet. Sipas Basha, ky ndryshim ka favorizuar vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Pas fjalimit 10 minutash të Bashës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën. Por ky vendimin i Gramoz Ruçit nuk është pritur mirë nga opozita. Basha u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë drejt foltores dhe të bllokojnë punimet e seancës. Pas situatës së tensionit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë punimet e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë deputetët e opozitës kanë vijuar të qëndrojë në sallë dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Me mbylljen e seancës edhe mediat janë nxjerrë jashtë sallës së seancave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që deputetët e PD po transmetojnë me anë të videove live në Facebook fjalimet e deputetëve të opozitës brenda sallës së Kuvendit. Sali Berisha mbajti një fjalim të gjatë ma akuza ndaj Edi Ramës dhe ministrit Xhafaj. Berisha tha se një pjesë të dokumenteve kundër vëllait të ish-ministrit janë nxjerrë nga mediat e Partisë Socialiste.

Në orën 12:15 Parlamenti ka rinisur punimet, por deputetët e opozitës nuk pranuan të ishin pjesë e seancës. Fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi një histeri të panevojshme fjalimet e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1877455048972334/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?