FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Po prishin stadiumin “Beslidhja” për të ndërtuar pallate dhe parkingje!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni, denoncoi sërish qeverinë dhe bashkinë e drejtuar nga socialisti Pjerin Ndreu për kasaphanën që po përgatitet për qytetin, duke nisur nga shembja e stadiumit.

“Të nderuar banorë të Lezhës; Le të bëhemi të gjithë bashkë, pa asnjë dallim partiak për të shpëtuar nga kasaphana e Rilindjes historinë e qytetit.

Rilindasit në ikje nga bashkia që nuk kanë asnjë lidhje me Lezhën, në ditët e fundit kanë marrë vendimin për shëmbjen e stadiumit “Besëlidhja” dhe për të ndërtuar objekte dhe parkingje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qënë në kufinjtë e absurditetit, institucioni i Prefektit, konfirmon vendimin brenda 24 orësh që i dërgohet nga bashkia dhe drafti i është paraqitur Kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam zotuar se nuk do ta lejoi shembjen e stadiumit, ndaj me 14 Maj, le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin dhe zhbëjmë çdo vendim të një pakice në ikje”-shkroi kandidati Gjoni duke postuar edhe dokumentet e bashkisë së Lezhës dhe të qeverisë për të shembur stadiumin.

Stadiumi “Besëlidhja”, i vetmi impiant sportiv i qytetit të Lezhës pritet e shembet, ndërsa kryetari i Bashkisë së Qytetit, Pjerin Ndreu tha pak muaj më parë se si pjesë e një projekti për ndryshimin e qendrës së qytetit, stadiumi do të prishet për t’i lënë vendin një qendre multifunksionale, si qendër rekreacioni ku nuk do të mungojnë hapësirat e gjelbërta dhe ku planifikohet dhe ndërtimi i një parkimi të madh nëntokësor.

Stadiumi me një hapësirë prej rreth 22 mijë metrash katrorë dhe një kapacitet prej rreth 5 mijë spektatorësh përmban të vetmen fushë futbolli të mbetur në qytetin e Lezhës, dhe është i rrethuar apo në rrethim e sipër nga ndërtimi i pallateve.

Pranë tij ndodhet edhe një terren i vogël që përdoret për stërvitjen e ekipeve të moshave. Besëlidhja, skuadra me histori që po shkon drejt 100-vjeçarit, luan ndeshjet e saj në këtë stadium dhe pas prishjes së tij do të mbetet pa një shtëpi.

Në aneksin e stadiumit, pak metra larg tij, ndërkohë kanë filluar punimet. Fusha stërvitore këtu do të prishet, për t’i lënë vendin një tjetër hapësire rekreacioni ku planifikohet të ndërtohen fusha tenisi apo ambiente të tjera sportive, e deri në përfundimin e këtij projekti, fëmijët lezhjanë do të mbeten edhe pa një ndër ambientet e vetme që kanë mbetur për praktikimin e futbollit.

Ndërkohë mungojnë ende informacionet nëse Bashkia e Lezhës ka një projekt për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe nëse po ku do të ndërtohet, por edhe në një rast të tillë, prishja e stadiumit ekzistues do të ishte padyshim një lajm tejet i keq për futbollin e këtij qyteti dhe atë shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?