Policia britanike gjobit kryeministrin e saj
Policia e Lancashire (Britani e Madhe) konfirmoi dënimin e kryeministrit Sunak ku njoftoi se “kishte ndëshkuar një 42-vjeçar nga Londra”.
Në një reagim të qeverisë britanike thuhet se kryeministri Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje”, duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.
Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur ai është i disponueshëm mund të gjobiten me 100 paund. Kjo shumë mund të rritet në 500 £ nëse çështja shkon në gjykatë. Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja u bë për të promovuar nismat e qeverisë për shpenzimet dhe u postua në faqen e Sunak në Instagram.
Por mori gjobë nga policia dhe kritika të forta nga publiku britanik.
KOHA JONË SONDAZH

