Policia fillon arrestimet e qytetarëve. Nis protesta para Drejtorisë së Policisë

Policia e Shtetit ka nisur fushatën e arrestimeve ndaj pjesëmarrësve në protestën e sotme të opozitës. Burime nga policia thanë për “Koha Jonë” se deri tani janë rreth 15 protestues të arrestuar. Ndërkohë gjatë natës pritet të ketë operacione për kapjen e atyre që policia i ka cilësuar si elementë të dhunshëm në protestë.

Ndërkohë qytetarët kanë nisur të grumbullohen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Zyrtarë të opozitës janë duke shkuar në komisariat për tu informuar mbi gjendjen e të arrestuare. Gjithashtu në spitale ka një numër të madh qytetarësh të lënduar nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?