Policia nis gjuetinë për “Eskobarin e Ballkanit”

Policia ka nisur gjuetinë për Klement Balilin, të njohur ndryshe nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është zhvilluar një operacion i gjenë në qytetin bregdetar të Sarandës nga forcat speciale të Tiranës.

Kontrolle janë ushtruar në të gjitha bizneset e Balilit, si dhe ne banesat ku ka pasur dyshime se ai fshihej. Deri tani policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë, të njeriut që sipas autoriteteve greke ka “mbytur” Greqinë, dhe jo vetëm, me kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni vjen pak ditë pasi autoritetet greke kanë sjellë dosjen voluminoze ndaj “Eskobarit i Ballkanit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej 6 muajsh, Klement Balili është shpallur në kërkim. Nga arratia, në një intervistë për një gazete greke, ai i ka mohuar akuzat, duke thënë se hetimi për të është i montuar politikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?