FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia reprezalje te “Astiri”, Vasili: Kjo është Qeveri maskarenjsh

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon qeverinë se po u bën presion njerëzve të thjeshtë në zonën e Astirit të cilët po mbrojnë banesat e tyre nga projekti korruptiv i zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se kjo është një qeveri maskarenjsh që mbron recepsionistin, që përlante 30 milionë euro nuk e kapin dot, as komisarët e policisë që bënin trafik droge nuk i kapin dot.

Reagimi i plotë Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Po këta të pacipët e qeverisë, që çojnë gjithë policinë e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të arrestuar njerëzit e thjeshtë te Unaza e Re, që thjesht mbrojnë shtëpitë e tyre, recepsionistin, që përlante 30 milionë euro nuk e kapin dot, as komisarët e policisë që bënin trafik droge nuk i kapin dot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë qeveri maskarenjsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?