Policia terror mbi qytetarët që vijnë në protestë
Frika nga masiviteti i madh i protestës së sotme përpara kryeministrisë po detyron Policinë e Shtetit të bëjë terror nga mjeteve dhe qytetarëve që nisen nga rrethet drejt Tiranës.
Kjo ka ndodhur edhe me protestuesit e nisur nga qarku i Gjirokastrës.
Në dalje të qytetit të Fierit, një prej autobusëve është ndalur për më shumë se një orë, duke kontrolluar imtësisht të gjithë qytetarët që gjendeshin në të.
Per këtë veprim të qëllimshëm, ka reaguar kreu i PD-së për Gjirokastrën, Dasho Aliko.
Per Jugunews.net ai u shpreh se, “pushteti po ndjen se po i vjen fundi dhe këto janë metoda orientale që përdoren për të eklipsuar zemëratën e protestuesve të shumte që vijnë nga Gjirokastra drejt kryeqytetit për të protestuar pikërisht kundër këtyre metodave që janë produkt i një qeverie antishqiptare”.
Sot nga Gjirokastra jane nisur mbi 500 simpatizantë të opozites, ndersa në rang qarku, numri i tyre varion 1000-1200.

Lexoni edhe…
- Pse duhet të dalim sot të gjithë në protestë?
- Intelektualët, thirrje qytetarëve: Sot të gjithë duhet të jemi në shesh!
- Qytetarë anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë
- “Cunami po afrohet”, mesazhi i Berishës para protestës
- Populli nuk ka bukë, qeveria dhe banda merr 10 milionë euro në Rinas
- Sot, ora 18:00, opozita ka thërritur popullin para Kryeministrisë
- Ikën prapë jashtë shtetit, kryeministri Rama
- Balliu: Sot ka revoltë, shqiptarët marrin në dorë fatet e vendit
- Nisen mbi 2000 vlonjatë në Tiranë. Bëhen gati mijëra qytetarë në Kukës
- Mediat ndërkombëtare mbërrijnë në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë në protestë?
KOHA JONË SONDAZH

