FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Politikani i lartë austriak ua thotë në sy Ballës e Ruçit: Protesta e opozitës madhështore

Pas deklaratës së parë Kryetari i grupit të Partive Popullore të Kancelarit të Austrisë, Reinhold Lopatka ka shtuar dozën e kritikave kundër qeverisë së Edi Ramës dhe ka dalë pro opozitës shqiptare dhe protestave.

Lopatka me një postim në Twitter dje shfryu tullumbacen propagandistike të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës në Vjenë.

Por në Facebook Lopatka del përkrah protestave të opozitës

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty ai përmend vizitën e deputetëve nga Tirana dhe marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa shton se opozita po bën protesta të mëdha në çdo javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Në bisedë u trajtuan në mënyrë të hapur edhe problemet e mëdha në Shqipëri.

Droga, kriminaliteti e korrupsioni në një anë dhe papunësia rinore në anën tjetër janë sfida të mëdha për vendin.

Demonstrata të mëdha të opozitës i shprehin këto javë për javë’, shkruan Lopatka në statusin e tij në Facebook që e shoqëron me një foto ku është edhe Gramoz Ruçi e Taulant Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?