FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pranuan mandatet, Edi Paloka komenton vendimin: Të gjithë ata janë njësoj

Në vazhdën e situatës politike të rënduar në vend, me dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës, kjo e fundit duket e pashqetësuar nga rrjedhjet e vazhdueshme të kandidatëve të listave për deputet.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ndodhur në Kukës, në kuadër të përgatitjes për protestën e paralajmëruar të 16 marsit u pyet nga Fax News për mandatimin e Arban Zenelit, si deputet i PD-së për qarkun e Kukësit në vend të Flamur Nokës duke thënë se asnjë deputet i ulur në atë parlament pas dorëzimit të mandateve nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se: “E kemi bërë të qartë që askush në atë parlament nuk përfaqëson Partinë Demokratike. Të gjithë ata që hyjnë apo dalin nga ai Parlament sot për ne janë njësoj, përfaqësojnë vetëm interesat e tyre. Për ne ai parlament është Parlamenti i krimit dhe as PD-ja dhe asnjë forcë tjetër opozitare nuk ka më asnjë lidhje me atë parlament”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera Paloka është shprehur se protesta e 16 marsit do të jetë edhe më e madhe sesa ajo e 16 shkurtit dhe se nga sot e tutje komunikimin e kemi me qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?