Seancë maratonë – Pr/buxheti i 2017 në Kuvend, përplasja e radhës mes mazhorancës e opozitës
Projektbuxheti dhe paketa fiskale vijnë në seancën e sotme pas rreth 2 javë diskutimesh në komisionet e perhershme parlamentare. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e ka cilësuar buxhetin e ri si më optimalin në historinë e financave publike në 25 vjet.
Sipas Ahmetaj, ai është buxheti i rritjes ekonomike, i reformave, i rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe i investimeve publike.
Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar se do të denoncojë buxhetin, të cilin e ka konsideruar antipopullor dhe antisocial, që i merr shumicës dhe i shton pakicës.
Ndërsa përsa i përket dekretit të mbetjeve, që u kthye nga Presidenti, edhe në seancën e sot nuk parashikohet që të futet për votim, pasi akoma nuk ka kaluar në komisione, ndërsa Shoqëria Civile dhe PD e kundërshtojnë.
Projektligjet e buxhetit sot në seancë plenare
1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar – shqyrtimi në parim
2. Projektligji “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar – shqyrtimi në parim
3. Projektligji “ Për disa ndryshime në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar – shqyrtimi në parim
4. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar – shqyrtimi në parim
5. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2017” – shqyrtimi në parim
KOHA JONË SONDAZH

