Presidenti Begaj kujton ish-presidentin Carter: Punoi për lirinë, drejtësinë dhe paqen

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për vdekjen e ish-presidentit James Earl Carter Jr. i cili shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1977 deri në vitin 1981. Begaj nënshkroi në Librin e Ngushëllimit të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

Kreu i shtetit vlerësoi ish-presidentin Carter si një lider që gjatë gjithë jetës punoi për lirinë, drejtësinë dhe paqen mes njerëzve dhe i mësoi botës rëndësinë e kësaj kauze dhe respektin ndaj këtyre parimeve.

”Në kujtim të James Earl Carter Jr. Presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, liderit që i qëndroi besnik parimeve demokratike. Ai do të kujtohet në historinë e politikës ndërkombëtare, si kampion në shërbim të njerëzve, Nobelist i Paqes, që ndër dekada punoi për zgjidhje paqësore, për të çuar përpara demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Njerëzimi mësoi prej tij se si të jetë i paqtë dhe të mos e pranojë luftën as si “të keqe të domosdoshme”, por të luftojë për një shoqëri të lirë e të drejtë”, shkroi Presidenti Begaj, në Librin e Ngushëllimeve për ish-presidentin Carter, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë. Ish-presidenti amerikan, James Earl Carter Jr. vdiq më 29 dhjetor 2024, në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Xhorxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?