Presidenti Begaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar më datë 23 Janar 2023, ora 14:00 me temë:

“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, njofton Presidenca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?