Presidenti Begaj, mesazh për ditën e lindjes së Ismail Kadaresë: Krenarë që gjeniu shqiptar i letrave…

Presidenti Begaj ka ndarë një mesazh për datëlindjen e shkrimtarit Iamail Kadare, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.

Mesazhi i plotë i Presidentit Begaj:

“Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare. Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?