Presidenti Begaj mesazh për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth: Ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Zyra e Presidenës njofton se Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës.

Kreu i Shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?