FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në forumin ndërkombëtar në Baku!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan.

Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.

Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z Bajram Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë është parashikuar që Kreu i Shtetit të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; Presidentin e Azerbajxhanit, SH.T.Z Ilham Aliyev, me Presidentin e Republikës së Bullgarisë SH.T.Z Rumen Radev, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?