FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj në Britani, takim me Mbretin Charles III, Princ William dhe krerë të shteteve të botës

Në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen e dhënë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe Mbretëresha Camilla për Krerët e Shteteve që po marrin pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.

Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?