FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj takim me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës: Prania juaj është trashëgimi historike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, vizituan komunitetin arbanas të Zarës (Zadar-it). Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditive shqiptare.

Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve”, – tha Presidenti Begaj.

“Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë”, – tha Presidenti Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në parlamentin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?