Presidenti Begaj takon homologun e tij azer: Në fokus të bisedimeve, thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun e tij azer, Ilham Aliyev teksa ndodhet në Baku për të marrë pjesë në “Global Baku Forum”.

Begaj bën me dije se çështjet që ishin në fokus të diskutimeve ishin çështja energjitike dhe rajoni, por thellimin e marrëdhënies mes dy vendeve.

“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, njoftoi Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i shtetit shprehu “besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?