Presidenti Bujar Nishani uron 104-vjetorin e Ushtrisë Kombëtare

Bujar Nishani ka uruar sot 104-vjetorin e Ushtrisë Kombëtare ku ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për ushtarakët të cilët kanë sakrifikuar për krijimin e një ushtrie që sot është pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s.

“Zotërinj oficerë, nënoficerë, ushtarë, aviatorë, marinarë!

Pas 28 Nëntorit të lavdishëm, ditës se shpalljes së Pavarësisë, 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, krijimin e Ushtrisë Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse jo e institucionalizuar, qëndresa ushtarake e shqiptarëve nuk ka qenë kurrë zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me aq mundësi ushtarake sa kemi pasur, kemi siguruar mbijetesën dhe integritetin kombëtar.

Shqipëria ka sot një Ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës, duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj.

Sot Forcat tona të Armatosura kanë historinë e vet.

Kanë martirët dhe dëshmorët e vet.

Nderim përjetë kontributit dhe sakrificës së tyre!

4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët dhe për të gjithë popullin është një ditë për të shprehur respektin, mirnjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në Aleancën më të madhe politike dhe ushtarake e më të suksesshme të të gjitha kohërave, atë të Atlantikut të Veriut.

Tashmë e kemi gjetur udhën.

Po ecim pa u ndalur drejt një të ardhmeje të sigurtë me Forca të Armatosura që kryejnë më së miri rolin e vet në botën e sotme të turbullt me plot të papritura.

Kishim ushtri “të madhe”, por nuk kishim Liri dhe eksportonim konflikt.

Kemi ushtri “të vogël”, por kemi Liri dhe eksportojmë paqe.

Garantojmë sigurinë e vendit.

Kemi pjesëmarrje shembullore në misione ndërkombëtare.

Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia dhe liria.

Të nderuar anëtarë të Forcave të Armatosura,

Si Komandant i Përgjithshëm, ju uroj nga zemra,

Gëzuar përvjetorin e Forcave të Armatosura!

Gëzim e lumturi personale dhe familjare!

Suksese në misionin tuaj fisnik e të pazëvendësueshëm!”, përfundon fjala e presidentit Nishani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?