Presidenti dekretoi sot Shefin e ri të Shtabit të FA, ambasadorja Kim ka një mesazh për të

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka uruar Shefin e ri të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare, Arben Kingji.

Kingji u dekretua ditën e sotme në këtë pozicion nga presidenti Bajram Begaj.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?