FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i përgjigjet Ramës: Kush do ballafaqim me Metën, do ta ketë shumë shpejt!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, do të këtë edhe Presidentin Meta, me popullin e 2 marsit.

Teksa i quajti deklaratat e Ramës, si kurthe diletantësh, Kreu i Shtetit u shpreh se deri në 24 korrik, ai nuk do të marrë pjesë në asnjë garë politike, më pas ai u shpreh se ka premtuar se do të bashkëbisedojë me popullin e 2 marsit.

Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt“, tha Kreu i Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?