FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj pret Muharrem Salihun, kandidat për Parlamentin Europian me koalicionin ”Stati Uniti Di Europa”

Presidenti i Repubikës, Bajram Begaj priti në një takim akivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Europian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti Di Europa”.

Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi kandidatin Salihu, për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkëatdhetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se “ata do të jenë gjithmonë kontribues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin në vendet ku jetojnë e punojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?