FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Ilir Meta: Një këshillë për betejën buzë humnerës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar mbrëmë në emisionin “Përballë”, referuar krizës politike që ka mbërthyer vendin ka dhënë edhe një këshillë për atë që e ka cilësuar si “betejën buzë humnerës”.

“Kthesë 180 gradë do të thotë që të dy palët të mos shkojnë deri te buza e humnerës. Nuk mendoj që secila prej tyre do ta shtyjë vendin në humnerë, por kur shkon deri atje mund të të rrëshkasë këmba pa dashje’‘-është shprehur Kreu i Shtetit.

Fragment nga intervista

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti President, në këtë fundjavë ju keni thënë, që situata aktuale politike duhet të marrë një kthesë 180 gradë. 180 gradë çfarë do të thotë që qeveria të kalojë në opozitë dhe opozita në pushtet, apo…?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kthesë 180 gradë do të thotë që të dy palët të mos shkojnë deri te buza e humnerës. Nuk mendoj që secila prej tyre do ta shtyjë vendin në humnerë, por kur shkon deri atje mund të të rrëshkasë këmba pa dashje. Jemi në një kurs konfrontimi, apo demostrimi force. Opozita pretendon që roli i saj në Parlament ka qenë i padobishëm dhe asaj i janë mohuar të gjitha të drejtat.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?