FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta dekoron pas vdekjes me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” ish-deputetin Marko Bello dhe Bashkim Ramën

Me propozim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy bashkëthemeluesit e këtij Këshilli, personalitete të shquara të diplomacisë tonë:

Ambasadorin Marko Bello (pas vdekjes): “Për merita të veçanta në fushën e diplomacisë, politikës, mësimdhënies, gazetarisë, dhe për kontributin e spikatur në procesin e integrimit evropian, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, me formim dhe diapazon të gjerë kulturor, intelektual aktiv dhe personalitet i shquar dhe i moderuar në çdo fushë të jetës politike e shoqërore.”;

si dhe Ambasadorin Bashkim Rama (pas vdekjes): “Për merita dhe kontribut të spikatur në fushën e diplomacisë dhe mësimdhënies, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, me formim e diapazon të gjerë kulturor, intelektual aktiv dhe personalitet i shquar dhe i moderuar në çdo fushë të jetës politike e shoqërore.”;

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?