Presidenti Meta: Hidhërim për humbjen e ushtarakes shqiptare
Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.
Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.
Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj”,- thuhet në reagimin e Presidencës.
Tragjedi shqiptare në Letoni. Humb jetën ushtarakja, dy oficerë të plagosur (VIDEO)
KOHA JONË SONDAZH

