Presidenti Meta në Kosovë te Memoriali i Rugovës dhe më pas te familja Rugova

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Kreu i shtetit ka shkruar se kontributet e Rugovës janë shembuj frymëzimi.

Statusi i plotë Ilir Metës

Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.

Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Ndërsa më pas Presidenti shqiptar ka takuar familjen e liderit të madh kosovar. Pas vizitës në familjen Rugova, Presidenti shkruan:

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon”.

SHKARKO APP