Presidenti Meta i jep gradën “Ambasador” diplomatit Ilir Boçka

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë ditën e sotme gradën personale “Ambasador”, diplomatit Ilir Broçka. Broçka e ka nisur karrierën e tij në shërbimin e jashtëm në vitin 1981 dhe ka pasur pozicione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke përfaqësuar Shqipërinë në shtete të ndryshme e organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

DEKRETI

* * *

Swiss Digital Desktop Reklama

D E K R E T PËR DHËNIEN E GRADËS PERSONALE “AMBASADOR”

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 47, pika 6 dhe 7, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,

Swiss Digital Mobile Reklama

D e k r e t o j

Neni 1

 Dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës Z. Ilir Boçka.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 Nr. Dekretit 10625

Tiranë, më 06.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

  ILIR META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?