Presidenti Meta me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo.  Kreu i shtetit shqiptar dhe kryediplomati i SHBA kanë ndjekur së bashku fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit ka shprehet se ndan të njëjtin mendim me vlerësimit “që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare”.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C. Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.

Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! ?????”.

SHKARKO APP