FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta merr dhuratën e veçantë nga arbëreshi Agostino Chiaffitella

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot arbëreshin Agostino Chiaffitella, nga i cili ka marrë edhe një dhuratë, përkatësisht fjalorthin “Rrënjët e Mia” me fjalë Arbëreshe.

Në një mesazh në “Facebook”, shoqëruar me foto nga takimi, Meta thekson se “Gjuha, traditat, kultura dhe ritet fetare Arbëreshe, pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike, meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO”.

Mesazhi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më emocionoi dhurata shumë e veçantë, që mora nga arbërshi Agostino Chiaffitella, fjalorthi “Rrënjët e Mia” me fjalë Arbëreshe të përkthyera mjeshtërisht në gjuhën shqipe dhe italiane. Mirënjohës për këtë botim shumë të veçantë, për të cilin ka punuar me shumë impenjim dhe dashuri, që na njeh me gjuhën e përdorur në “Motin e Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe që aq besnikërisht ruhet ende e gjallë nga arbëreshët tanë të dashur.
Gjuha, traditat, kultura dhe ritet fetare Arbëreshe, pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike, meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO. Ruajta, promovimi dhe zhvillimi i kësaj trashëgimie të vyer do të jetë edhe një nga angazhimet e mia kryesore në të ardhmen, në bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe vendore italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?