Presidenti Meta: Mirënjohje për kontributin e çmuar financiar dhënë nga Zvicra

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Ineichen – Fleisch. Sekretarja do të prezantojë në Tiranë “Strategjinë e Zhvillimit Zviceran për Shqipërinë”, për periudhën 2018-2021, me një vlerë prej 105 milionë franga.

Në një postim në Facebook, Meta falënderon Zvicrën për kontributin financiar dhe asistencën teknikë që ka dhënë për Shqipërinë.

Postimi i në Facebook i kreut të shtetit, Ilir Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pata kënaqësinë të takoja Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Ineichen – Fleisch, e cila nesër do të prezantojë në Tiranë “Strategjinë e Zhvillimit Zviceran për Shqipërinë”, për periudhën 2018-2021, me një vlerë prej 105 milionë franga zvicerane. Mirënjohje të përzemërta për kontributin e çmuar financiar dhe asistencën teknike të dhënë nga Zvicra për vendin tonë ndër vite”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetaj/posts/1687278354651764

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?