Presidenti Meta: Mjaft më me gënjeshtra e propagandë të përsëritur!
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për disa tituj që kanë dalë në media të ndryshme lidhur me përgjigjet e kreut të shtetit për Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta thotë se:
Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, disa media, me qëllim disinformojnë hapur, duke gënjyer ditën për diell lexuesit e tyre, për përgjigjet e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Siç mund të verfikohet lehtësisht në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në linkun:
📌 https://president.al/pergjigjet-e-presidentit-te…/,
NUK JAM SHPREHUR, që për deklaratat e mia jam frymëzuar nga Kryeministri Rama.
Çdo pretendim tjetër:
📌 ËSHTË GËNJESHTËR!
📌 ËSHTË FAKE NEWS i përgatitur nga Zyra e Propagandës në shërbim të FASHIZMIT!
E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Altin Binaj jam përgjigjur se:
“Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama”.
❌BOLL ME GËNJESHTRA!
❌BOLL ME PROPAGANDË TË PËRSËRITUR!
❌MOS I SHËRBENI FASHIZMIT!
✅ MË SHUMË RESPEKT PËR FJALËN E LIRË!
✅ MË SHUMË RESPEKT PËR TË VËRTETËN!
✅ MË SHUMË RESPEKT PËR LEXUESIN TUAJ!
I ftoj të gjithë shqiptarët e interesuar për përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, të lexojnë vetëm faqen zyrtare:
📌https://president.al/pergjigjet-e-presidentit-te…/
Ju bëj gjithashtu të ditur se në rrjetet e mia sociale, sot pas orës 14:00, përgjigjet do të publikohen të plota, në funksion vetëm të transparencës, së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik.
KOHA JONË SONDAZH

