Presidenti Meta: Ndihma e shqiptarëve për hebrenjtë, shembull frymëzimi

Presidenti Ilir Meta shprehet se ndihma që dhanë shqiptarët në mbrojtje të jetëve të hebrenjve duhet ë shërbejë si shembull frymëzimi për të gjithë botën.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri pas takimit që zhvilloi me Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie, të cilët i kushtuan një libër besës shqiptare.

Postimi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë akt fisnik të Besës shqiptare, një nga elementët thelbësorë të karakterit tonë kombëtar, e dëshmon më së miri edhe libri mbresëlënës: “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”.

E falënderoj Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie për këtë libër-dëshmi të Besës shqiptare, që nuk do të ishte shkruar në rast se e ëma e tij, Johanna Jutta Neumann, të mos kishte gjetur strehë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnje e në Tiranë. ?????”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?