Presidenti Meta: Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas vrasjes tragjike të 8-vjeçarit në Grecalli të Fierit nga fqinji i quajtur Klodian Çalamëni.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit se ngjarja e djeshme duhet të shërbejë si një thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe është një tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.
Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale.
Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë.
Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t’u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar.
Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo.
Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?