Presidenti Meta publikon listën: 10 kandidatë aplikuan për vendin e Kalos në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka publikuar këtë të martë listën me 10-të kandidatë që kanë aplikuar për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit Përparim Kalo, në datën 8 prill të këtij viti.

Në listë vihet re se për vendin që pritet të lërë bosh Kalo, kanë aplikuar: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho dhe Sandër Beci.

Në shkresën e Presidencës bëhet me dije se lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Presidenti Meta fton të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

Zonja Ardita Buna

Zonja Arta Marku

Zonja Arta Vorpsi

Zoti Besnik Dervishi

Zonja Elida Take

Zoti Gent Ibrahimi

Zonja Juliana Latifaj

Zoti Maksim Qoku

Zonja Manjola Xhaxho

Zoti Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?