Presidenti Meta reagon për drogën shqiptare të kapur në Turqi: Rekord i zi!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar për sasinë e madhe të drogës që kishte dalë nga Shqipëria dhe është kapur në Izmir të Turqisë.

Kreu i shtetit thotë se raste të tilla “janë rekorde të zeza për vendin”, ndaj i bën thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, “që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar”.

Reagimi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me mjaft shqetësim kam përcjellë kapjen pranë Izmirit të një sasie rekord droge të nisur në rrugë detare nga Shqipëria.
1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend.
I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin.
Gjithashtu, apeloj për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij.
Po kështu, i bëj thirrje Kuvendit të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogave dhe krimit të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?