FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takim me Lajçak: Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak në Prishtinë.

Meta shprehet se Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa thekson se në këtë takim vlerësuan rëndësinë e procesit të Berlinit.

Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shprehet Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?