FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takohet me Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Timo Soini

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë u takua dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.

 Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që një vend evropian si Finlanda e ruan vëmendjen ndaj rajonit tonë dhe ndaj Kosovës në veçanti, duke e konsideruar të domosdoshme dhe me rëndësi të madhe prezencën dhe vëmendjen e shtuar të Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai theksoi se BE duhet të përcaktojë një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën, pasi ky proces mbetet një nxitës dhe motor i fuqishëm për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

 Duke uruar Finlandën për 100-vjetorin e pavarësisë së saj, Presidenti Meta shprehu interesin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të zgjerohen më tej, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe në fushën e turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?