FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me kërkesë të këtij të fundit.

Presidenti Meta pasi e përgëzoi kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të kësaj bashkësie fetare, vlerësoi rolin e shquar të Komunitetit Mysliman, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare në vend me ato shtetërore në të gjitha fushat, që nga arsimi, shëndetësia, solidariteti shoqëror me më të pamundurit dhe njerëzit në nevojë.

Gjithashtu u theksua roli i jashtëzakonshëm i bashkësive fetare, në veçanti të KMSH, për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njërëzish.
Presidenti Meta vuri në dukje domosdoshmerinë e intensifikimit të përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave Bashkësive Fetare dhe kompensimin e tyre, sa më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?