FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon Menduh Thaçin: Shqiptarët të përfshihen në çështjen e emrit të Maqedonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë,  Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit.
Presidenti i Republikës vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.
Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?