Presidenti Meta uron Papa Françeskun për 85-vjetorin: Shembull i frymëzimit të shpresës!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar Papa Françeskun në 85-vjetorin e lindjes.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Papa Françesku është shembull i frymëzimit të shpresës për një botë në paqe e begati ku mbizotërojnë vlerat, dashuria, dinjiteti njerëzor dhe vëllazëria midis besimeve e kombeve.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzuar 85-vjetorin e lindjes Shenjtëria Juaj, Papa Françesku!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky përvjetor jubilar, ju gjen si udhëheqësin shpirtëror të besimtarëve katolikë në të gjithë botën, shembull i frymëzimit të shpresës për një botë në paqe e begati ku mbizotërojnë vlerat, dashuria, dinjiteti njerëzor dhe vëllazëria midis besimeve e kombeve.

Ju keni vendosur një gurthemel të çmuar në pasurimin e mëtejshëm të trashëgimisë së marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë, përmes Shenjtërimit të Nënë Terezës, të martirizimit të 38 klerikëve katolikë shqiptarë, emërimin e Don Ernest Troshanit si Kardinal Nderi, vizitës Suaj historike në Tiranë, e shumë akte të tjera, duke prekur thellë zemrat e të gjithë kombit shqiptar.

Ju shpreh edhe një herë mirënjohjen për mesazhet Tuaja drejtuar popullit shqiptar, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të lirë, me dinjitet dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane.

Duke i mbajtur gjithmonë të gjalla emocionet dhe momentet e takimit me Ju në Selinë e Shenjtë, Ju siguroj se mesazhet Tuaja do të vijoj pa u ndalur t’i përcjell me të gjithë fuqinë time, në të mirë të bashkëjetesës së shkëlqyer ndër besime, të përparimit dhe begatisë së popullit shqiptar.

Gëzuar Ditëlindjen At i Shenjtë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?