Presidenti Meta uron për fitoren Presidentin e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut kandidati i mazhorancës Stevo Pendarovski rezulton fitues i zgjedhjeve presidenciale.
Ndër urimet e para që ka marrë për fitoren presidenti i zgjedhur i Maqedonisë së Veriut ka qenë ai i Presdentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Burime konfirmojnë se Presidenti Meta sapo i ka telefonuar Stevo Pendarovski duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.
KOHA JONË SONDAZH

